Petar Petkoviq

Petkoviq i del në mbrojtje Vuçiqit: Ai nuk e kërcënoi askënd

Drejtori i të ashtuquajturës zyra për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq i ka dalë në mbrojtje shefit të tij. Ai ka dhënë një deklaratë në të cilën thotë se Beogradi dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk kërcënojnë askënd.

”Beogradi dhe presidenti Aleksandar Vuçiq nuk kërcënojnë askënd, as nuk i tundin armët, por ndryshe nga Prishtina janë shtyllë e paqes dhe stabilitetit në rajon”.

Sipas tij, ”edhe ata shumë më të fortë dhe më të fuqishëm se Albin Kurti nuk mund ta ndalojnë Beogradin që të kujdeset gjithmonë për njerëzit e tij, pavarësisht se ku jetojnë”.

BONUS VIDEO| Hovenier: Me rëndësi të ndryshohet mënyra e zbatimit të vendimit për dinarin – bisedimet vazhdojnë