Momente paniku ne sfidën e javës së dytë të kampionatit rumun mes Dinamos së Bukureshtit dhe Universitateas së Craiovas, e zhvilluar në “Arenën Kombëtare” të kryeqytetit të Rumanisë.

Trajneri i Dinamos, Eugen Neagoe, nuk u ndje mirë në minutën e 25-të të takimit dhe me gjithë ndihmën e stafit dhe mjekëve të ekipit humbi ndjenjat në panikë, duke bërë që të ndërpritej loja.

https://twitter.com/AlecsStam/status/1153015313446948864

51-vjeçari pësoi një sulm kardiak dhe u dërgua me urgjencë në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme. Për fat të mirë gjendja e tij u përmirësua falë ndihmës së shpejtë, megjithatë ka qëndruar nën mbikëqyrjen e rreptë të mjekëve.

Për shkak të shokut psikologjik, ndeshje u ndërpre për shumë minuta. Sa i përket kronikës së sfidës, Dinamo humbi me rezultatin 0-2. Kjo ishte disfata e dytë radhazi në po kaq ndeshje.