Pësoi arrest kardiak teksa po lahej, humb jetën i moshuari në Velipojë

Një 82 vjeçar dyshohet se e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak që ka pësuar gjatë kohës që po lahej në det në Velipojë.

Ai është dërguar pa shenja jete në qendrën shëndetësore të Velipojës.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.