Haki Abazi

“Peshkatarët e shpirtrave njerëzorë”, Abazi kritikon Qeverinë Kurti në përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit

Deputeti, Haki Abazi, ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje në përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit.

Abazi ka thënë se VV-ja ka kontroll të plotë mbi institucionet shtetërore dhe prapë kërkojnë drejtësi për vdekjen e aktivistit të tyre.

“Peshkatarët e shpirtrave njerëzorë

Me pushtet absolut, me polici hetimore, me AKI, me Ministri të Drejtësisë, kontroll të plotë mbi institutet dhe burgjet, laboratorët. Kërkojnë drejtësi nga dikush tjetër!”, ka shkruar Abazi.

Sipas Abazit, ky është manipulim e keqpërdorim i dhimbjes dhe emocioneve të njerëzve.

“Ky është manipulim e keqpërdorim i dhimbjes dhe emocioneve të njerëzve. Kjo hipokrizi nuk duhet të lejohet, kjo nuk duhet të rëndoj mbi supet e këtij vendi. Thirrni mendjes se i keni kalu të gjitha vijat e nderit e të respektit njerëzorë jeni bërë peshkatarët e shpirtrave njerëzorë!”, ka shtuar Abazi.