Kumanovë

Pesë vjet nga përgjakja e Lagjes së Trimave në Kumanovë, e vërteta…

Sot mbushen pesë vjet nga skenari i përgjakshëm më 9 dhe 10 maj në Kumanovë.

“Lagja e Trimave” është një nga rastet më të mëdha të historisë moderne të Maqedonisë që është cilësuar nga Gjykata Themelore e Maqedonisë si terrorizëm, ku si pasojë e së njëjtës kanë humbur jetën 8 policë dhe 37 të tjerë janë plagosur, ndërkaq nga pala tjetër që kanë luftuar me forcat policore janë vrarë 10 persona. Sot mbushen plot katër vjet nga ngjarjet e armatosura, edhe pse ka vendim gjyqësor me të cilën janë dënuar grupi i “Kumanovës”, ende nuk është e pastër e vërteta – nuk dihen porositësit, njofton Portalb.mk.

Më 2 nëntor të vitit 2018, dy vjet dhe pesë muaj pas ngjarjeve të 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në lagjen e Kumanovës “Lagjja e Trimave”, dhe një vit e tetë muaj pas fillimit të gjykimit më 8 shkurt të vitit 2016-të, Gjykata Themelore i ka shqiptuar vendimet e shkallës së parë kundër të akuzuarve.

Shtatë persona u dënuan me burg të përjetshëm për terrorizëm dhe organizim terrorist për ngjarjet në “Lagjen e Trimave”, 13 persona u dënuan me nga 40 vjet burg, gjashtë me nga 20 vjet, një me 18 vjet, dy me nga 14 vjet, dy me nga 13 vjet dhe me nga 12 vjet. 4 pdej të akuzuarve janë liruar.

Një dit më pas u shqiptua dënim me burg të përjetshëm edhe për të akuzuarin tjetër, Sulejman Osmani, për të cilin gjykimi ishte kryer ndaras nga grupi për shkak se fillimisht nuk ke kapur.

Për shkak vendimeve ka pasur protesta në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.