Stërvitje

Pesë ushtarë indianë vdesin si pasojë e fundosjes së tankeve gjatë stërvitjes ushtarake

Pesë ushtarë indianë vdiqën pasi tanku i tyre u mbyt ndërsa kalonin një lumë në rajonin e Ladakh, në kufi me Kinën, thanë zyrtarët të shtunën.

Tanku u fundos për shkak të një rritje të papritur të nivelit të ujit në lumin Shyok gjatë stërvitjes ushtarake, tha në një deklaratë qendra komanduese e ushtrisë indiane.

Ministri i Mbrojtjes, Rajnath Singh shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe e quajti aksidentin “fatkeq”.