Pesë të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pesë persona kanë vdekur në Shqipëri si pasojë e koronavirusit. Autoritetet kanë njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë infektuar me COVID-19 581 persona.

MSH-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 465 pacientë, janë shtrirë në spital 276 dhe janë kryer 3029 testime ditore.

Që nga fillimi i pandemisë, Shqipëria ka regjistruar 1270 të vdekur nga COVID-19, 40.090 të shëruar dhe 67.216 raste pozitive.