Koronavirusi

Pesë të vdekur e 138 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë vdekur pesë persona si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 138 raste të reja pozitive me koronavirus.

Rastet pozitive janë nga testimi i 2584 mostrave.

Ndërkohë janë shëruar 465 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 615.147 raste pozitive me koronavirus, 2358 persona kanë humbur jetën, ndërsa janë shëruar 103.066. Janë 24.556 raste aktive.