Pesë të vdekur dhe (vetëm) 100 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 100 raste të reja dhe 5 persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19.

Ministria njofton më tej se, aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 173 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ndërsa, në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 102,171 që nga fillimi i epidemisë.