Pesë të vdekur dhe 678 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Nga 3,088 testime të kryera për COVID-19 në Shqipëri, 678 persona kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se kanë vdekur pesë të infektuar.

Ndërkaq, janë shëruar edhe 457 persona.

Deri tash, në Shqipëri me koronavirus kanë rezultuar 69,916 qytetarë, aktivë janë 26,194 raste.