Pesë persona të lënduar pas një vetaksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në orën 17:23 në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi tha se në aksident ishte e përfshirë vetëm një veturë.

“Në ora 17:23, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën Arbër Xhaferi, drejtimi Lipjan-Ferizaj. Nga vendi i ngjarjes policia njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vetaksident). Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime. Në vendngjarje kanë dalë pos njësive policore edhe ndihma emergjente mjekësore dhe një ekip i zjarrfikësve”, u shpreh Krasniqi.