Pesë persona rrahin me mjete të forta një tjetër në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme pesë persona kanë rrahur një person tjetër me mjete të forta në komunën e Ferizajt.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar.

“Ferizaj 29.12.2020, 19:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht me mjete të forta nga pesë të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit katër të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt kurse njëri është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.