Pesë persona janë burgosur pasi që e sulmuan me acid aktivisten ukrainase kundër korrupsionit, Kateryna Handziuk. 33 vjeçarja vdiq nëntorin e kaluar, tre muaj pas sulmit i cili ndodhi në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson.
Ajo postoi një video në shtator duke kërkuar nga populli që ta luftojë korrupsionin duke thënë “E di që dukem keq tani … por unë kërkoj drejtësi në Ukrainë”.
Handziuk ishte këshilltare e kryetarit të komunës së Khaerson. Ajo ishte një zë i fuqishëm për luftimin e korrupsionit dhe mbrojtjen e prerjes ilegale të pyjeve, raporton Euronews, transmeton Gazeta Express.
Si rezultat i sulmit, 30% e trupi i ishte djegur. Ajo iu nënshtrua 16 operacioneve përpara se të vdes përfundimisht.
Koordinatori i sulmit, Serhiy Turbin dhe sulmuesi Mykyta Hrabchuk u dënuan me gjashtë vite burgim.
Tre shoqëruesit e tij, Viktor Horbunov, Volodymyr Vasyanovych, Vyacheslav Vyshnevskyt, u dënuan me tre deri në katër vjet burg.
Të pesë personat, më parë e kishin pranuan fajësinë, dhe nënshkruan një marrëveshje me prokurorët.
Ndërkohë, aktivistët në Facebook nuk janë të kënaqur me dënimin, dhe bëjnë thirrje që drejtësia të shkojë në vend.







