Pesë kafshët që njerëzit do të donin më shumë t’i fotografonin

Fillimisht një term i përdorur nga gjuetarët e trofeve në Afrikë, “Big Five” përshkruante kafshët më sfiduese për t’u qëlluar dhe vrarë dhe pesëshja përbënte luanin, elefantin, leopardin, rinocerontin dhe buallin. Në ditët e sotme, përdoret më lirshëm për t’iu referuar disa prej kafshëve më të mëdha dhe më ikonike të Afrikës.

Megjithatë, fotografi britanik Graeme Green ka riemëruar narrativën duke krijuar një “New Big Five” globale për fotografinë e jetës së egër. Në vitin 2021, 50,000 njerëz në mbarë botën votuan për pesë kafshët që do të donin më shumë t’i fotografonin, ose t’i shihnin të fotografuara, në natyrë. Pesë kafshë u kurorëzuan fitues si elefanti, ariu polar, luani, gorilla dhe tigri.

Këtë javë, u publika libri fotografik “The New Big 5”, i cili përmban imazhe të atyre kafshëve dhe kafshëve të tjera të egra në rrezik, nga legjendat e fotografisë sikurse Ami Vitale, Steve McCurry dhe Paul Nicklen, dhe ese nga konservatorë dhe aktivistë të famshëm duke përfshirë si Jane Goodall dhe Paula Kahumbu, transmeton Telegrafi.

Green thotë se libri përfaqëson jetën e egër dhe është një thirrje globale për veprim për të parandaluar mbrojtjen e habitatit.

Kafshët në rrezik

Green ishte në detyrë në Botsvanë të paktën një dekadë më parë kur i lindi ideja për një projekt për të inkurajuar njerëzit “të shkrepnin me aparat, jo me armë”, tha ai.

“Mendova se kjo do të ishte një mënyrë për t’i bërë njerëzit të përqendrohen me të vërtetë në jetën e egër, të mendojnë për jetën e egër, të mendojnë për kafshët që janë në rrezik”.

Në total, libri përfshin punën e 144 fotografëve të famshëm të kafshëve të egra nga Ekuadori në Indi. Kurimi i imazheve mori gati dy vjet punë, thotë Green.

“Unë mendoj se këto janë disa nga imazhet më të bukura dhe kreative që kam parë të bashkuara në një libër”, thotë Green. “Këto janë speciet që ne rrezikojmë t’i humbim”.

Sipas OKB-së, natyra po bie me një ritëm të paprecedentë, me rreth një milion specie të kafshëve dhe bimëve të planetit që po përballen me zhdukjen. “New Big 5”, të cilët të gjithë janë të kërcënuar, veprojnë si ambasadorë për atë që po ndodh në botën natyrore, thotë Green.

Një kapitull mbi speciet e rrezikuara nga bletët te balenat blu, ilustron kërcënimin alarmant që paraqet ndryshimi i klimës për kafshët veçmas grupit “New Big 5”. “Kjo është vetëm maja e ajsbergut – mund të kisha përfshirë mijëra fotografi sepse kjo tregon sa serioze është situata”, thotë Green.

Jane Goodall, e cila gjithashtu kontribuoi në libër tha se shpreson që fotografitë do t’i çojnë njerëzit në vendet e mrekullueshme të specieve ikonike.

“Atëherë, ndoshta, njerëzit e tjerë do të ndihmojnë në krijimin e një bote ku jeta e egër mund të lulëzojë për brezat e ardhshëm”, tha ajo.