Përzgjedhësi i Danimarkës, Age Hareide, pas barazimit 2-2 me Kosovën në “Fadil Vokrri”, ka thënë se kjo ndeshje ishte një stërvitje e mirë për ata.

“Ishte një stërvitje e mirë për ne, Kosova ka lojtarë të mirë në sulm. Nuk ka ndeshje të lehtë në Evropë, kjo ndeshje ishte një thirrje për t’u zgjuar. Kosova na ka bërë shumë presion, kemi pranuar 2 gola nga Kosova, gati sa kemi pësuar gjithë vitin e kaluar”, ka thënë Age Hareide, raporton Ballkani.info.

Sipas tij, në ndeshjën kualifikuese me Zvicrën, gjërat do të jenë më ndryshe.

“Shaqiri është i lënduar, Xhaka do të luaj, ata janë lojtarët më të mirë të Zvicres, por atje do ndryshoj gjithçka sepse vlen për kualifikimim në Evropian”, ka thënë ai. /Ballkani.info/