Përvjetori i viktimave të Holokaustit, Rama: Shqipëria ka vendin e nderit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për përvjetorin e viktimave të Holokaustit.

“I paharruar përjetë kujtimi i viktimave të Holokaustit”, shkruan Rama.

Më pas kryeministri thekson se për shkak të reagimit ndaj kësaj ngjarjeje, Shqipëria mban vendin e nderit në historinë e Luftës së Dytë Botërore.