Përveç Vlora Çitakut edhe 45 diplomatë të tjerë do të kthehen në shtëpi pas misionit të tyre diplomatik

46 diplomatë të Kosovës do të  kthehen në shtëpi, përfundojnë misionin  e shërbimit diplomatik.

Vlora Çitaku do të merre rrugën për në Kosovë posa që në vend të saj të emërohet ambasadori i ri në Uashington.

E misionin e diplomatit sipas një liste që ka siguruar televizioni do të përfundojnë edhe 45 gra e burra tjerë.

Fatmire Musliu,  Lirim Grajçevci, Shota Bukoshi, Faton Kallaba, Ylber Hysa, Mimoza Ahmetaj e të tjerët pritet të kthehen në shtëpi.

Gjithë këtyre iu ka skaduar mandati i shërbimit si diplomat në shtetet ku e kanë përfaqësuar Kosovën.

Televizioni ka kërkuar sqarime për këtë çështje nga Ministria e Punëve të Jashtme,  por nuk ka marrë përgjigje gjatë ditës.

Ndërkohë që kjo ministri ka hapur konkurs për nëpunës konsullor, e në mesin e atyre që kanë aplikuar figurojnë emra të afërt me politikën.

Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Shqipe Pantina është në listë të pritjes për tu emëruar  ambasadore në Japoni.

Televizioni e ka kontaktuar Pantinën por kjo e fundit nuk ka pranuar të flasë.

Ndërkohë  T7 ka provuar të kontaktojë edhe me ish deputeten e PSD-së, Aida Dërgutin e bashkëshorten e ish kryeministrit, Anita Haradinaj.

Por që të dyja kanë qenë të pa qasshme.

Këtë konkurs po e kritikojnë në Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tyre MPJ nuk ka pasur miratimin e Administratës Publike.

Tutje Ahmeti e komenton edhe emërimin e personazheve politike në postë diplomatike.

Kurse njohësi i politikës së jashtme në Demokraci plus, Emir Abrashi ka kritika për kuotat e përfaqësimit.

Kthimin  e disa  diplomatëve në Kosovë e kishte kërkuar edhe ish Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.