Xhudistet kosovare sot i morën tri medalje në Grand Slamin në Abu Dhabi.

Nora Gjakova u kurorëzua me medaljen e artë, ndërsa Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi morën nga një medalje të argjendtë.

Ky ishte një rikthim sensacional për Majlinda Kelmendin, pasi ajo mungoi 14 muaj jashtë aktiviteteve sportive, mirëpo sot pësoi një lëndim në hundë, që doli të jetë pengesë për të vazhduar më tutje në finale, ku në fund u dorëzua.

Trajner i Majlindës, Drtion kuka, tha se lëndimi nuk është serioz.

Përveç medaljeve të fituara, xhudistet kosovare grumbulluan edhe pikë të rëndësishme sa i përket rrugës për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Nora pas fitores i ka gjithsej 1000 pikë olimpike, kurse Mjalinda dhe Distria nga 700 pikë.