Përurohet shtatorja e atdhetarit Gjon Lluka

Në fshatin Kabash të Vitisë është bërë përurimi i shtatores së Gjon (Qeshk) Lluka, atdhetar i kësaj ane.

Në përvjetorin e 18-të të vdekjes së këtij veprimtari që dha shumë për komunitetin shqiptar në diasporë, me theks të veçantë për demokristianët në Zvicër.

Poashtu u bë edhe përurimi i parkut që mban emrin e vendasit të këtij fshati.

Veç qytetarëve të shumtë morën pjesë edhe kryetari i Partisë Shqiptare Demokristiane, Ukë Berisha, ai i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni si dhe Don Lush Gjergji.

loading…