Peruja shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, mbi 300 turistë bllokohen në Machu Picchu

Rreth 300 turistë nga e gjithë bota janë bllokuar bllokuar në qytetin antik të Machu Picchu, ndërsa Peruja shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas rrëzimit të presidentit të vendit.

Ish- presidenti Pedro Castillo u fajësua dhe më pas u arrestua pasi njoftoi planin e tij për të shpërndarë Kuvendin. Trazirat e shkaktuara nga arrestimi i tij kanë nxitur paralajmërime ndërkombëtare për udhëtimin në Peru.

Ne Machu Picchu, kanë mbetur turiste nga Amerika e Jugut e europianë. E vetmja mënyrë për të hyrë dhe dalë nga qyteti është me tren dhe këto shërbime janë pezulluar.

Ambasada amerikane në Peru tha në një deklaratë se qeveria e Perusë po organizon një evakuim të të huajve nga Aguas Calientes, një qytet që shërben si pika kryesore e hyrjes në Machu Picchu.

Ndërkohë kryebashkiaku paralajmëroi se ky qytet po vuan tashmë nga mungesa e ushqimit për shkak të protestave dhe ekonomia lokale mbështetet 100% në turizëm.