Shërbimi Korrektues i Kosovës ka konfimuar se personi që vdiq mëngjesin e sotëm në një aksident trafiku në Fushë Kosovë ka qenë i burgosur në burgun e Smrekonicës.
Lajmin e ka konfirmuar Florent Gashi nga SHKK .
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se sot në një aksident trafiku ka ndërruar jetë i burgosuri, F.A”, tha ai për Insajderin.
I njëjti po mbahej në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, nga ku kishe dalë sot rreth orë 06:35 për të shkuar në vendin e punës, ku sipas Udhëzimit Administrativ për punë jashtë institucioneve korrektuese, MD-nr. 04/2023, po punonte jashtë në një biznes privat.







