Mbrëmja e 25 marsit, e gjeti Naser Gashin të vdekur, në një lokal të lagjes 4 Llullat në  Prishtinë.

Kjo e gjithë aksidentalisht pasi cak i sulmit ishte dikush tjetër.

Në lokalin ku ndodhi ngjarja, kishte edhe disa persona të tjerë, përfshirë edhe këngëtarin e njohur Xuxi.

Ai i ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, tregoi se i ndjeri tashmë Naser Gashi ishte mbrapa tij.

“I ndjeri ka qenë pas meje në tavolinë, dhe në momentin që kanë hyr të gjithë janë çuar në këmbë për të ikur dhe si duket fati”, tha Xuxi.

Ndiqni detajet, në videon vijuese: