Një person është gjetur dje i vdekur brenda një veture në Skenderaj, ndërkaq që më vonë Policia bëri të ditur se dyshon për vrasje të rëndë.
E gjatë ditës së sotme është bërë i ditur edhe identiteti i viktimës.
Ai është Ilir Zeqiri nga fshati Kopiliq i Epërm i Skënderajt.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ish-kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku.
“Është tragjik lajmi i vdekjes së Ilir Zeqirit nga Kopiliqi i Epërm i Skenderajt. Ai ishte veteran i luftës dhe vëlla i dëshmorit Gazmend Zeqiri. Për shumë vite punoi ndershëm për ta siguruar bukën e gojës për familjen e tij. Pres nga organet e rendit që plotësisht të sqarojnë rrethanat e vdekjes”, ka shkruar Lushtaku, transmeton Ballkani.info.
Identiteti i tij është bërë i ditur edhe nga të afërm tjerë të viktimës të cilët kanë postuar fotografi me të.
Ndërkohë, më herët nga Policia e Kosovës thanë për lajmi.net se afër trupit të viktimës janë gjetur pesë gëzhoja të plumbave. /Ballkani.info







