Presoni i cili mbrëmë rezultoi i infektuar me Covid-19 nga Podujeva është gjinekolog i cili dyshohet se u infektua nga një grua shtatzëne nga Gjakova.

Kryetari në detyrë i Podujevës, Nexhmi Rudari për Sinjali ka thënë se gjinekologu i infektuar jeton në Prishtinë.

“Është një mjek që punon në klinikën Gjinekologjike në QKUK. Ai jeton në Prishtinë, por ka shtëpi edhe në fshat në Pollatë. Për momentin ai nuk është duke jetuar këtu, është duke jetuar në Prishtinë. Ne sot e kemi dërgua ekipin me e bë dezinfektimin e hapësirave, pasi vikendeve mund të vijë në fshat. Kaq kemi informata”, ka thënë Nexhmi Rudari.

Ai ka shtuar se janë duke i hulumtuar rastet e kontaktit të personit të infektuar, pasi ai ka një ordinancë private në Podujevë.

“Jemi duke e hulumtuar, pasi ai ka edhe një ordinancë private në Podujevë. Si gjinekolog, por si duke tani është infektuar nga pacientja e Gjakovë shtatzënë”, ka thënë ai.

Në Kosovë deri më tani janë 449 persona të infektuar me koronavirus, 79 të shëruar dhe 12 të vdekur.