Zveçan

Persona të panjohur djegin flamurin e Kosovës në Zveçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se një flamur është djegur në Zveçan.

Sipas raportit 24 orësh thuhet se rasti është iniciuar si “nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit”.

“Persona të dyshuar të panjohur kanë djegur një flamur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë.

Telegrafi mëson se flamurit që i është vënë flaka ka qenë i Kosovës.

VIDEO BONUS: LDK e AAK thirrje Qeverisë: Çështjet e brendshme të Kosovës s’duhet të diskutohen me Serbinë