Persona të maskuar dhe të armatosur kryejnë grabitje në një barnatore

Persona të panjohur, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë kryer një grabitje në një barnatore në Fushë-Kosovë.

Viktima femër ka njoftuar se derisa ishte në vendin e punës tre persona të dyshuar e të maskuar me të zeza, nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para kesh, arkën dhe një kuti me të holla për bamirësi dhe janë larguar në drejtim të pa njohur, njofton PK.

“Viktima femër K/Shqiptare, punëtore në një barnatore, ka njoftuar se derisa ishte në vendin e punës tre persona të dyshuar e të maskuar me të zeza, nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para kesh, arkën dhe një kuti me të holla për bamirësi dhe janë larguar në drejtim të pa njohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore. Me vendimin e Prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime”.