Përshëndetja e ngrohtë me Martin Berishajn / Tahiri: Donte paqe me mua, i kishte mësuar emrat e prindërve tanë

Depueti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka komentuar përshendetjen e tij me amabsadorin Martin Berishaj, më 17 nëntor të vitit të kaluar në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike.

Tahiri tha se “Martin Berishaj donte paqe me të”.

”Është hera e parë që e kam takuar, i kishte mësuar emrat e prindërve tanë“, tha Tahiri.

Po ashtu Tahiri tha se “Berishaj është pjesë e një mafia energjetike“.

“Sa të është kryeminsitri Kurti kryeministër i vendit nuk kemi me u lëshu prej këtij rrjeti kriminal të vendit“, ka thënë Tahiri.

Ai po ashtu ka deklaruar se ”Kurtit nuk i intereson as për pagat“.

”Kryeministri Kurti dëshiron të ketë para veç për subvencione të energjisë, për asgjë tjetër“, ka deklaruar Tahiri.