Përsëri sulme ndaj Prokurorisë nga deputetët e VV-së, kësaj radhe Muja thotë se nuk është parimore por selektive për drejtësi

Gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës deputetët diskutuan lidhur me themelimin e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore.

Lëvizja Vetëvendosje ishte subjekti i vetëm që kundërshtoi themelimin e këtij komisioni hetimor.

Ndërsa në anën tjetër me iniciativës të LDK-së, opozita kërkoi themelimin e këtij komisioni.

Në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, deputeti i VV-së Armend Muja sulmoi Prokurorinë e Shtetit.

Ai tha se përpjekja e prokurorisë nuk është parimore e për drejtësi por selektive.

‘’Për 120 raste që i kemi dërgu në prokurori nuk ka asnjë konkluzion, këta flasin për afera të kësaj qeverie, cilat afera?! Njëherë thanë KEK-u, Nagipi, e harruan, pastaj Rozeta, MINTI… Përpjekja e prokurorisë nuk është parimore e për drejtësi por selektive me qëllim eliminimin e figurave që nuk kontrollohen nga ish-pushteti. Nëse prokurorinë e kemi selektive s’kemi pse ta kemi edhe Kuvendin selektiv’’, u shpreh deputeti i VV-së.