Përse smartfonët tanë janë kaq të mirë, por bateritë kaq të këqija?

Është një e vërtetë universale që bateritë e smartfonëve që përdorim lënë për të dëshiruar.

Edhe me bateritë më të mëdha dhe paketa të jashtme baterie, smartfonët më moderne e kanë shumë të vështirë të punojnë deri në fund të ditës, ndërsa pajisjet më të mira mezi kalojnë dy ditë pa u karikuar.

Më përpara, telefonat kishin një jetë më të gjatë baterie, që zgjaste disa ditë pa pasur nevojë për karikim. Smartfonët tanë janë më të fuqishëm se sa për shembull, Nokia 3310, por përse bateritë nuk janë aq të fuqishme?

Sipas Venkat Srinivasan, ekspert në fushën e teknologjisë së baterive, shpjegimi është shumë i thjeshtë. Ligji i Moore ka lënë pas teknologjinë e baterisë, që do të thotë se telefonat tanë janë përmirësuar, dhe kërkojnë më shumë fuqi, me një normë më të lartë se sa avancimet e bëra në bateritë.

Kjo nuk do të thotë që nuk ka pasur përmirësime. Densiteti i energjisë është rritur vazhdimisht gjatë viteve të fundit ndërkohë që komponentët e brendshëm janë pakësuar.

Bateritë e rikarikueshme që përdorim sot në telefona, janë të bazuar në litium kobalt, një teknologji që zbatohet që nga vitet ’90, dhe e kemi arritur maksimumin e energjisë që mund të marrim prej saj.

Ka shpresë për të ardhmen, pasi studiuesit po kërkojnë një teknologji të re baterish, si për shembull bateritë solide, që mund të hapin dyert për më shumë materiale për të rritur fuqinë e baterisë.

Po ka një kleçkë, pasi në kohën që të realizohet përdorimi i këtyre baterive, telefonat e së ardhmes do të kenë avancuar edhe më shumë dhe ndoshta mund t’ju duhet më shumë fuqi për të mbajtur karikimin më shumë se një ditë.

loading…