Përplasje të ashpra e akuza të rënda për njëri-tjetrin në mes Mulla Osmanit me Milaim Zekën e Halil Matoshin

Është përshkallëzuar debati për fenë dhe figurat kombëtare. Debati ka kaluar në akuza të ashpra dhe akuza për njëri-tjetrin ndërmjet Mulla Osman Musliut e gazetarëve Milaim Zeka e Halil Matoshi.

Mulla Osman Musliu ka hedhur akuza të rënda ndaj Milaim Zekës e Halil Matoshit. Ai tha se të gjithë e dinë se si është sjellur Halil Matoshi kur ka qenë në burg kurse për Milaim Zeknë tha se ka qëndruar në Suedi dhe ka ngrënë mish gjatë luftës në Drenicë.

“Në deklaratën time nuk kam përdorur asnjë tendencë fetarizimi. Jam pyetur edhe për familjen Jahasri. E kam parë një reagim të gazetarit Enver Robelli,  një shkrim të Blerim Latifit. Sa i përket UDB-së edhe ata që janë në studio e dinë kush jam unë dhe familja ime. Unë nuk jam aq i marrë të mos i kuptoj tendencat e njerëzve të poshtër që i etiketojnë njerëzit e pastër e të sinqert. Me ërdh keq prej fjalës së Milaimit që tha se kam abuzu me Sdem Jasharin. Mulla Osmani nuk kam pasur tendenca, shqiptarët janë këta që janë. Halil Matoshi e disa që mundohen mi dhënë kahje tjetër. Unë kam informata se cafrë sjellje ka bërë Hali Matoshi kur ka qenë në burg”, tha mulla Osmani në Kanal10.

Pas kësaj ka reaguar Zeka dhe i ka thënë se askush nuk e ka akuzuar.

“Unë të kam mbrojt deri në vdekje kombëtarisht”, tha Zeka.

“Ti nuk ki nevojë mem mbrojte”, tha Osmani.

“Mos paca nevojë me të mbrojtë nuk ki nevojë me ma përmend emrin tim. Gazetari nuk të ka pyet fare për Adem Jasharin. Në rastin konkret ke abuzu edhe ti edhe Nuredin Lushtaku”, tha Zeka.

“Kur ka kërsit lufta unë kam qenë në luftë në Drenicë a ti e hangër mish në Suedi”, tha Osmani

“Ato llafe thuja tjetërkujt se kur kam ra në burg në 81”, tha Zeka.

“Unë se di pse ke ra në burg”-ia ktheu Osmani.

“Qysh nuk të vjen marre mem thënë je kanë në Suedi. Ti abuzove edhe me Halil Matoshin”, vazhdoi Zeka.

Ndërsa Halil Matoshi tha se formimi I tij intelektual nuk e lë të bie në nivelin e një hoxhe që merret me ‘yftyre’.

“Formimi jem intelektual nuk më lën unë nuk kam qenë në burg por në kamp përqendrimi. E dinë fort mirë ata njerëz që kanë qenë me mua. Në vuajtje e sipër askush nuk ka kërkuar nga ne as lojalitet as bashkëpunim. Familjet on ana kanë lyp në varreza masive, e një hoxhë qohet sot e bën yftyre. Për publikun që nuk e din yftyre është që bën spiunazh”, tha Matoshi