Përplasje në Kuvend, reagon aktivisti Rron Gjinovci: Kur kuvendi është përplot me analfabetË, çka pritshim na!

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sot pasi përplasjes në sallë nga ana e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në pamjet e publikuara shihet se në përplasje janë përfshirë deputeti Memli Krasniqi dhe Ardian Kastrati nga PDK-ja e po ashtu edhe ministri Peci.

Pas kësaj përplasja është zhvendosur tek Hajdar Beqa i PDK-së dhe Besim Muzaqi i VV-së, te cilët pak sa nuk janë përleshur fizikisht. Megjithatë, përplasja mes tyre është shoqëruar me fjalë të rënda e kërcënime me jetë.

Për të penguar përplasjen mes tyre ka ndërhyrë edhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

Ndaj kësaj situate ka reaguar aktivisti Rron Gjinovci i cili ka ironizuar me deputetëve e Kuvendit të Kosovës.

Gjinovci përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se “kur kuvendi është përplot me analfabetË, çka pritshim na, me diskutu për teoritë e fundit politike e ekonomike a”.

Shkrimi i plotë: