Përplasje mes VV-së dhe PDK-së për ata që humben jetën në kohë pandemie

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me tone të ashpra ka diskutuar me deputetin e PDK-së, Abelard Tahiri lidhur me vdekjet nga COVID-19 dhe vdekjen e Agon Musliut në Qendrën e Studentëve ku ishte shndërruar në karantinë.

Ajo e ka quajtur të papranueshme se si opozita po e përdorë vdekjen e Musliut, duke shtuar se në vazhdimësi është tentuar të manipulohet me provat.

“Me 900 raste të të hospitalizuarve i kemi pas, 600 janë tash. Me 14 mijë raste aktive e kemi marrë, sot janë 11 mijë. Për një muaj 30 për qind rënie. Është e papranueshme përmendja e rastit të viktimave. Është e papranueshme që kom pas rastin me udhëheqë komisionin hetimor për vdekjen e Agon Musliut, i kam parë manipulimet që janë bërë për rastin tragjik. Asnjë provë nuk është dhënë që ai ka vdekur për shkak të menaxhimit të keq”, ka thënë ai.

Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti do të mbahet përgjegjëse për vdekjen e Musliut.