Deputetja e AAK-së: Këta të VV-së e kanë të instaluar një USB në kokë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje se po vepron si të ishte ende opozitë dhe jo si parti që e ka shumicën e ulëseve në Kuvend.

Kadrijaj ka thënë se ministrat e Qeverisë Kurti janë në gjumë, por opozita do t’i zgjojë nga gjumi.

Ajo ka thënë se anëtarët e Vetëvendosjes po mendojnë ende se janë opozitë, pasi nuk po sillen si pozitë.   

“Këta anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë të instaluar në kokën e tyre një USB, po formatone more se tash jeni pozitë, nuk jeni opozitë. Se tash edhe në pozitën që jeni po silleni si opozitë. Edhe ministrat që po dalin po folin, nuk jon me na shajt neve, se na e mbikëqyrim punën e Qeverisë, e jo anasjelltas. Po jeni tu flejt n’gjumë edhe na tu bo na opozitarizëm ju çojmë prej gjumi  edhe ndoshta punoni diçka, në këtë rast ministri i Shëndetësisë i nënshkruan këto marrëveshje për vaksinat dhe përfiton edhe populli”, ka deklaruar Kadrijaj.

Tutje ajo ka thënë se Qeveria Kurti po i sulmon mediat dhe ata që po e kritikojnë.

“Kushdo që po del kundër juve, qoftë opozita, qoftë gazetat, po i shpallni armiq të popullit e po doni me i linçua e të gjithëve doni me na dërgu nëpër Gjykata, por nuk e di a na zënë gjykatat edhe a mundeni me na çu të gjithëve në burg, sepse ne kemi me e kry detyrën e opozitarizmit dhe kemi me ju kritiku”, ka thënë Kadriaj në seancën e Kuvendit.