Debat

Përplasje e ashpër në Kuvend, Tahiri e quan Hajdarin “ministre që ka vjedhur”, i përgjigjet ministrja: Turp, i pandershëm

Në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet projektbuxheti për vitin 2023, janë përplasur ashpër, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.Tahiri këtë të fundit e kualifikoi si ministre që ka vjedhur rezervat shtetërore.

“Vitin e parë të qeverisjes së juaj, qytetarët kanë mundur t’i besojnë konfiskimit. Por tashmë në këto tri vite njerëz që keni vjedhur bashkë me Ridvan Muharremin, qe ku e keni një ministre, e cila ka vjedhur rezervat shtetërore. Po ashtu, i keni vjedhur 100 milionë euro përmes energjisë elektrike me Martin Berishajn. Pra, ka abuzime të jashtëzakonshme në secilën ministri”, tha ai.

Mirëpo në reagimin e saj, ministrja Hajdari nënvizoi se s’ka asnjë evidencë se ajo ka vjedhur diçka, derisa e quajti të turpshme dhe të pandershme deklaratën e deputetit Tahiri.
“I nderuar deputet duhet të vijë turp për shpifjet që po i bën. Gjeje një evidencë ku unë kam vjedhur diçka. I pandershëm, s’po të vjen turp për popullin tonë!”, theksoi Hajdari.