Përplasja në Shkodër, policia shpërndan protestuesit e opozitës me gaz lotsjellës (VIDEO LIVE)

Mbështetës të Partisë Demokratike kanë marshuar me thirrjet “Rama ik” në drejtim të pedonales së qytetit të Shkodrës ku Partia Socialiste po mban mitingun elektoral. Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e përbërë nga efektivë të FNSH por kanë kanë hasur në rezistencën e tyre.

E pranishme mes protestuesve ka qenë edhe kryebashkiakja e Shkodrës si dhe ish-deputeti i PD, Romeo Gurakuqi. Policia ka përdorur sprajt dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Kjo ka bërë që një grua të pësojë gjendje të fikti.

Ndërsa keq janë nderë edhe disa protestues të tjerë të cilëve iu është dhënë ndihma e parë nga dy autoambulanca të mbërritura aty. Nga ana e tyre, protestuesit janë përgjigjur duke hedhur gurë dhe tymuese në drejtim të efektivëve që përbëjnë kordonin e sigurisë.