Përplasja mes Muhaxherit dhe Veliut – Nënkryetari LDK-së thotë se i vjen keq nëse Veliu është rënduar nga deklarata e tij

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka folur për deklaratat e tij që i dha për deputetin e kësaj partie, Agim Veliu, muaj më parë, deklaratë kjo që mori reagime të shumta, madje edhe nga vetë Veliu.

Muhaxheri në një emision televiziv pati thënë se Agim Veliu i ka krijuar një momentum negativ partisë, duke menduar vetëm për vete.

Muhaxheri ka thënë se Veliu u imponua për pozitën e Ministrit të Brendshëm gjatë Qeverisë Kurti 1, derisa Veliu ka thënë për Muhaxherin se është i instaluar në LDK si një “kali i Trojës”.

Për këtë përplasje, Muhaxheri sot thotë se deklarata e tij ka qenë momentale, dhe se i vjen keq nëse Veliu është rënduar për fjalët.Reklamë

“Është normale ajo punë, nuk kam marrë kurgjo personale. Kemi diskutuar brenda partisë. Ajo ka qenë përgjigje momentale, ato i kemi diskutuar edhe brenda partisë. Nuk kam mendu me rëndu, nëse e kom rëndu më vjen i keq. Po normale që kemi fol me njëri-tjetrin”, tha Muhaxheri në Kanal10.