Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, sonte foli ashpër për homologun e tij kosovar, Ramush Haradinaj. E quajti gënjështar për një deklaratë që e tha pas Samitit të Berlinit.

Haradinaj pas Samitit tha se Rama dhe Thaçi kanë bërë persion për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Kjo është përplasja më e madhe e hapur ndërmjet dy kryeministrave të dy shteteve shqiptare, shkruan Ballkani.info.

Të kujtojmë se një përplasje në distancë Rama dhe Haradinaj e kishin pasur edhe vitin e kaluar, saktësisht më 16 shkurt të vitit 2018.

Pasi që e kishte goditi rëndë me deklaratën që mos të përzihet në punët e Kosovës dhe me shpikje të merret në Shqipëri se i dalin boll, kryeministrit Ramush Haradinaj i kishte shkuar në shtëpi kryeministri Edi Rama.

Rama aso kohe në një postim në Facebook sikur deshi ta zbuste reagimin e ashpër të Haradinajt, duke postuar një fotografi me të dhe me mbishkrimin: “Përplasje gotash në shtëpinë e Haradinajve. GEZUAR FESTEN E PAVARESISE”.

Haradinaj e kishte pasur seriozisht kur i reagoi Ramës, pasi që ky i fundit pati thëën se tema e Demarkacionit ka qenë e shpikur, duke ia hedhur tërë fajin Haradinajt.

Dhe pasi e pati përfunduar intervistën në Klan Kosova te Baton Haxhiu, ky i fundit e ka dërgoi Ramën në shtëpinë e Haradinajt që të duket sikur gjithçka është normalizuar. /Ballkani.info/