Përplaset vetura me motoçikletën, lëndohet rëndë një person VIDEO

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në rrugën Lezhë – Shkodër, ku një veturë ka goditur një motoçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Balldrenit, dhe sipas informacioneve, drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i lënduar rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.