Përplasen mes vete dy vetura në Vushtrri, lëndohen 4 persona

Katër persona janë lënduar pas një aksidenti trafiku gjatë ditës së djeshme në Vushtrri.

Që të katërtit kanë pësuar lëndime të lehta trupore pas përplasjes së dy veturave.

Policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkaq të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.