Përplasen me policinë protestuesit në Koretin

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka njoftuar se edhe sot është mbajtur protestë në fshatin Koretin të Kamenicës.

Sipas Hashanit, protesta ka filluar rreth orës 10:00 të paradites si shenjë pakënaqësie rreth ndotjes së ambientit përkatësisht ndotjes së lumit që kalon përmes këtij fshati nga qyteti i Kamenicës.

Protestuesit në fshatin Koretin kanë protestuar për shkak të kundërmimit të erës që është shumë e rëndë si pasojë e derdhjes së kanalizimeve në këtë lum.

Në protestë kanë qenë përafërsisht 50 persona, dhe sipas zëdhënësit të policisë së rajonit të Gjilanit, protesta ka përfunduar e qetë dhe nuk janë raportuar incidente.

Protesta që kishte filluar dje, ka vazhduar edhe sot në këtë fshat. Dje banorët e fshatit nuk ishin lejuar nga policia e fshatit që të bllokonin rrugën kryesore.

Kjo mund të shihet edhe në videon e mëposhtme.

loading…