Përplasen Ganimete Musliu e Avdullah Hoti, ajo i kërkon të sillet si ‘zot shtëpie’

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti se nuk po i del zot detyrës së tij.

Musliu e ka kritikuar Hotin për mosveprim gjatë ditës së djeshme ku qindra aktivistë të VV-së u mblodhën për të festuar fitoren e kësaj partie në Podujevë dhe për mos festimin e 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit.

“Ose sillu si Zot shpie ose dorëzojë zotshpillakun, se ka kush e udhëheq. Apeloj te ata që synojnë të vijnë në karrigen e presidentit, kryeparlamentarit, kryeministrit, që ta kenë prioritet festën tonë kombëtare. Kjo festë që ka shërbyer si festë e unitetit, këtë vit mund të thuhet se është shënuar me përçarjet më të mëdha Ose sillu si zot shpie ose dorëzoje zotshpillakun”, tha ajo.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Hoti. Ai tha se 28 nëntori është festuar ashtu sic festohet qe 20 vjet me agjendë shtetërore.

“Lidhur me festën e 28 nëntorit qeveria ka zbatuar një agjendë zyrtare tash e sa dekada prej vitit 99 e këndej. Të njëjtën agjendë e ka zbatuar Qeveria e Kosovës ditën e shtunë. Ju keni caktuar seancë. Për shkak se gjithë stafi shëndetësor, polica, inspektoret janë në vijën e parë, kemi vensodur që të dalin në zyrë të gjithë zyrtarët. Çfarëdo konotacioni që dëshiron t;i japësh je gabim”