Përplasen ashpër: Rinor Qehaja i thotë Rron Gjinovcit: Si i more 1.3 milionë nga Ministri i Arsimit (Video)

Përplasje e ashpër ka ndodhur ndërmjet Rron Gjinovcit nga ORCA dhe Rinor Qehajës nga organizata “EdGuard”.

Derisa Gjinovci e ka akuzuar Qehajën se drejton një organizatë të kapur. “Korrupsioni nuk është që nuk i ka kapur edhe OJQ-të. Para dy vjetësh, e kemi përjashtuar Rinorin nga koalicioni i organizatave”, ka thënë Gjinovci.

Sipas tij, të gjitha raportet e organizatës “EdGuard” nuk kanë burimin.

“Dhe sot Rinori flet edhe sot si një ekspert i arsimit në Kosovë”

Menjëherë pas këtyre deklaratave të Gjinovcit, ka ardhur reagimi i ashpër i Qehasë.

“Kjo është një poshtërsi”, ishte reagimi i Rinor Qehasë.

Ai e ka akuzuar Gjinovcin për vizita të përditshme tek ministri pas orës 4.

“Na tregoni si keni komunikuar në secret chat me ministrit”, tha ai, duke shtuar se ministri Bytyqi po dirigjohet nga OJQ-të.

“Korrupsion është me i marrë 1.3 milionë euro nga ministri i arsimit, dhe me qëndru afër tij…”, tha Qehaja, gjë që u mohua ngaa Gjinovci.

Pas kësaj përplasje të ashpër, drejtuesi i emisionit, Baton Haxhiu e ndërpret emisionin duke kërkuar hapësirë publicitare.

https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/562271274549275/