Përplasen ashpër Haxhiu e Kusari-Lila, deputeti i PDK’së: Mos u mundo me na shit mend, të gjithë të njëjtë jemi

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu dhe ajo e listës së VV’së, Mimoza Kusari-Lila, janë përplasur disa herë gjatë Komisionit hetimor për menaxhimin e pandemisë.

Deputeti i PDK’së i ka thënë Kusari-Lilës së të gjithë janë deputetë, të njëjtë.

“Mos u muno me na shit këtu mend, se krejt njëjtë jemi, të gjithë njëjtë jemi”, ka thënë ai.

Ndryshe, drejtori i IKSHPK’së Naser Ramadani sot po dëshmon në Komisionin hetimor në lidhje me menaxhimin e pandemisë.