Ambasadori amerikan

Përpjekje diplomatike për të gjetur zgjidhje pas ‘ndalimit’ të dinarit, Hill: Bisedimet po vazhdojnë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd Christopher Hill ka folur përsëri rreth çështjes së dinarit në Kosovë duke thënë se bisedimet për këtë po vazhdojnë.

Duke folur rreth rregullores së BQK’së e cila e përjashton dinarin si valutë në Kosovë Hill kishte reaguar edhe dje duke thënë se kjo ka qenë një surprizë e panevojshme nga ana e Kosovës

I pyetur se si do të zgjidhet kjo dhe se a ka ardhur për këtë arsye  Ndihmës Sekretari James O’Brien në Maqedoninë e Veriut, Hill ka thënë se për këtë temë është biseduar në Shkup dhe se bisedimet janë duke vazhduar.

“Evropa do që Ballkani Perëndimor t’i qaset me zgjidhje, se qëllimi i këtij samiti ishte heqja e pengesave mes ekonomive të Ballkanit Perëndimor, e jo pengesat e reja”

Dje në Shkup është mbajtur Samit i Gjashtë Vendeve të Ballkanit Perëndimor. Aty kanë qenë edhe Kryeministri I Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, I cili ka konfirmuar se e ka diskutuar për valutën serbe me zyrtarin e Departamentit të Shtetit.