VIDEO

Përparim Rama viziton Shtëpinë e të Moshuarve pasi u përfshi nga zjarri

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve e cila mbrëmjen e së hënës u përfshi nga zjarri.

Ballkani.info ka siguruar një video në të cilën shihet Përparim Rama duke u futur në objektin e Shtëpisë së të Moshuarve në kryeqytet.

Ndërsa është raportuar se është përfshirë nga flaka, kati i dytë i kësaj shtëpie.

Ndërsa Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin në shtëpinë e pleqve në Prishtinë.

Deri më tash raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për vështërsi në frymëmarrje nga tymi, por që nuk ka ndonjë person të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar për Ballkani.info zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pëlqeve. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin”, tha ajo.

Ahmeti tha më tej se zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme, raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështirësimit të frymëmarrjes nga tymi, nuk ka ndonjë person të lënduar./Ballkani.info

VIDEO BONUS: