Nga zyra e tij, Gani Dobratiqi tash del jashtë për të pirë duhan.
Këtë opsion ai dhe kolegët e tij në Komunën e Prishtinës e kanë të vetmin në punë, pasi kryetari i ri ua ndaloi ta konsumojnë cigaren në disa vende, ku e pinin më herët, njofton Klan Kosova.
Me një vendim të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, punëtorëve të komunës, pos në hapësirat e brendshme të objektit, u ndalohet pirja e duhanit edhe në terrasat dhe shkallët emergjente të tij.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se kryetari për këtë vendim është mbështetur në Ligjin për Kontrollin e Duhanit.







