Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka qenë prezent në ndeshjen e kombëtares së Kosovës për vajza në hendboll.

Kosova u përballë me Kroacinë, teksa Rama tha se vajzat po e përfaqësojnë shtetin me dinjitet.

“Përkushtim, energji dhe zemër në fushë! Vajzat e Kombëtares sonë po e përfaqësojnë Kosovën me dinjitet në hendboll në ndeshjet kualifikuese për Euro 2026”, ka shkruar Rama.