Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot ka kurorëzuar martesën e Çlirimtares, bijës së Heroit të Kombit, Agron Rrahmani.
“Agron Rrahmani ishte simbol i qëndresës që ra me nder në Prishtinë në maj të vitit 1998, duke dhënë jetën për lirinë. Sot, e bija, Çlirimtarja vazhdon trashëgiminë me Erdin Aliajn. Çlirimtare nuk është thjesht një emër, por një betim i përjetshëm, një emër që duhet mbajtur me krenari dhe dashuri. Uroj që rrugëtimi i saj i ri në jetë, bashkë me Erdin, të jetë i mbushur me lumturi, forcë dhe besim në idealet që i kanë mbajtur gjallë brezat”, ka shkruar Rama.
Postimi i plotë:







