Vendi po përballet me protesta të njëpasnjëshme.

Derisa mësimi nuk është duke filluar, si shkak i grevave të mësimdhënëse me kërkesën prej 100 euro shtesë në pagat e tyre, greva janë paralajmëruar edhe nga Sindikatat e e Sektorit Privat.

Duke mos e lënë me kaq, reagime kanë paralajmëruar edhe nga Sindikata e Policisë së Kosovës, të cilët kanë kërkuar plotësimin e kërkesave të zyrtarëve policorë. Ngjashëm u paralajmërua edhe nga Sindikatat e Infermierëve në Kosovë.

Kurse pas shumë paralajmërimeve, Përparim Kryeziu, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës ka vendosur që të shkruajë se sa herë janë takuar ministrat e Qeverisë Kurti II me sindikatat.

Ai madje tha se gjithsej janë realizuar mbi 30 takime ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave, por mungon arsyeshmëria për 100 euro shtesë dhe gatishmëria nga sindikatat “për të ecur përpara”.

Postimi i plotë:

Deri tani, kryeministri Kurti, zëvendëskryeministri i parë dhe shefi i stafit të kryeministri janë takuar të paktën 10 herë me kryetarin e BSPK, z. Atdhe Hykolli.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka mbajtur katër takime me përfaqësues të sindikatave, përfshirë BSPK.

Ministri i Shëndetësi, Rifat Latifi të paktën katër takime me përfaqësues të degëve sindikale, përfshirë BSPK.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pasur gjashtë takime me sindikatat e Policisë, Zjarrfikësve, Infermierëve e Arsimit.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arberi Nagavci tetë herë është takuar me përfaqësuesit e SBAShK-ut.

Gjithsej janë zhvilluar mbi 30 takime ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave. Pra komunikim ka pasur. Takime ka pasur. Pjesa më e madhe kërkesave sindikale janë adresuar ose janë duke u adresuar. Mungon arsyeshmëria e kërkesës për 100 euro shtesë dhe gatishmëria nga sindikatat për ecur përpara.