VIDEO

Përpara dasmës tradicionale, Liridon Krasniqi festoi natën e beqarisë me miqtë e tij në një nga klubet në Prishtinë

Së fundmi, futbollisti shqiptar, Liridon Krasniqi kurorizoi dashurinë me martesë me partnerene tij, Agonita.

Dyshja u martuan në një ceremoni tradicionale shqiptare e organizuar në Kosovë, mes familjarëve dhe miqve të tyre.

Çifti gjithashtu organizuan një ceremoni më intime mes rrethit të tyre të ngushtë, teksa shkëlqenin me dukjet, partnerja e futbollisti me fustanin e bardhë pa mëngë, ndërsa edhe ai u kombinua me partneren me një kostum tërësisht të bardhë.

Foto: Liridon Krasniqi/Instagram

Por, para kësaj mesfushori nga Kosova ka festuar natën e fundit të beqarisë me shokët e tij në një nga klubet e natën në Prishtinë.

Në disa video të shpërndara në TikTok, ylli i futbollit shihet teksa kërcen nën ritmin e muzikës shqipe bashkë me miqtë e tij.

Foto: Liridon Krasniqi/Instagram

Kujtojmë që Liridoni i bëri Agonitë propozimin romantik në janar të këtij viti.

Krasniqi ndërkohë këtë edicion iu bashkua skuadrës Terengganu të Malit të Malajzisë.

VIDEO